
Një person është gjetur i vdekur në veturën e tij në Rahovec të premten, njofton Insajderi.
Sipas policisë, rasti është hapur si “Hetim i vdekjes”.
“Rahovec 09.07.2021-09:15. Është raportuar se viktima mashkull kosovar në veturën e tij është gjetur pa shenja jete. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i është liruar familjarëve për ceremoni mortore./Insajderi.com