Gjendet i vdekur një 20 vjeçar në Prishtinë

Gjendet i vdekur një 20 vjeçar në Prishtinë

Një 20 vjeçar është gjetur pa shenja jete në rrugën “Skender Matallari” në Prishtinë, njofton Insajderi.

Lajmin për gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci, i cili ka thënë se vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor që ka dalë në vend të ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes është ftuar edhe prokurori i shtetit.

Tutje në raportin e Policisë thuhet se rasti është duke u trajtuar si “vdekje e dyshimtë”.

“Aktualisht policia rastin është duke e trajtuar si vdekje te dyshimtë dhe ka filluar një hetim lidhur me rrethanat qe karakterizojnë këtë ngjarje. Trupi i pajetë është i një mashkulli rreth 20 vjeç dhe policia ka filluar me ndërmarrjen e veprimeve te ekzaminimit dhe këqyrjes se vendit te ngjarjes si dhe veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”./Insajderi.com