Një 28-vjeçar me inicialet A.T është gjetur pa shenja jete në parkingun e stacionit të trenit në Fushë Kosovë, të enjten, rreth orës 23:30.
Dyshohet i njëjti ka bërë vetëvrasje.
Rasti në polici është hapur sot (e premte) rreth orës 01:00 si “Vdekje e dyshimtë”.
Lajmin për Insajderi-n e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
“Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vetëvrasje të mundshme, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – te ekzaminimit që do t’i ndihmonin hetimit të ngjarjes dhe sqarimit e ndriçimit të plotë të rastit”, ka konfirmuar Ahmeti.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore./Insajderi.com