
Një 49-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e së hënës në Vushtrri.
Trupi i viktimës është gjetur në banesën e tij.
Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ai ka bërë të ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
“Sot rreth orës 16:00, është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar rreth 49 vjeçar, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka thënë Zahiti./Insajderi.com