Gjendet i vdekur një 58 vjeçar në Mitrovicë, dyshohet se u vetëvra

Gjendet i vdekur një 58 vjeçar në Mitrovicë, dyshohet se u vetëvra

Mëngjesin e sotëm në veri të Mitrovicës është gjetur një person pa shenja jete. Sipas policisë të gjitha elementet të dërgojnë në vetëvrasje dhe se në vendin e ngjarjes nuk kanë gjetur elemente të veprës penale.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëvendës komandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.

“Sot në mëngjes është gjetur një trup pa shenja jete. Dyshimet nga vendi i ngjarjes janë se kemi të bëjmë me vetëvrasje dhe se nuk kemi gjetur elemente të veprës penale në vendin e ngjarjes. Trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe ekspertët mjekoligjor do të japin raportin përfundimtar lidhur me këtë rast”, ka thënë Hoti.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Filip Vishnjiq” në veri të Mitrovicës, ndërkaq viktima është 58-vjeçar. Insajderi.com