
Një 53-vjeçar është gjetur pa shenja jete sot (e hënë) në fshatin Bresalc të Gjilanit dhe i njëjti dyshohet se është vetëvrarë.
Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.
Lajmin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Ne orët e pas ditës është gjet trupi i pa jetë i një personi mashkull 53 vjeçar. Vdekjen e ka konstatuar ne vendin e ngjarjes mjeku kujdestar, dyshohet për vetëvrasje, ndërsa prokurori i shtetit ka urdhëruar qe trupi i pa jetë të dërgohet ne IML për obduksion. Fillimisht rasti është cilësuar ‘vdekje e dyshimtë’”, ka njoftuar Hashani./Insajderi.com