
Një person është pa shenja jete të hënën në Prishtinë, njofton Insajderi.
Policia bën të ditur se viktima është mashkull kosovar dhe është gjetur rreth orës 15:58 në rrugën “Fazli Graiçevci”.
Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Insajderi.com