Një nxënës i klasës së parë është gjetur i vdekur në shkollën “Zenel Hajdini” në Preshevë.
6 vjeçari, F.J ka vdekur në rrethana misterioze në ndërtesën e shkollës gjatë orarit mësimor, shkruan Indeksonline.
Trupi i tij i shtrirë është vërejtur nga nxënës të tjerë. Ambulanca në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e nxënësit.
Nuk ka ende informacione për identitetin e tij dhe shkaqet e vdekjes.