Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij gjatë ditës së djeshme në fshatin Jelekce të Leposaviqit, njofton Insajderi.
Kështu është bërë e ditur në raportin 24-orësh të policisë, ku tutje thuhet se familjarët e viktimës dyshojnë se vdekja e tij nuk ishte e natyrshme.
PK njofton se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe janë duke e hetuar rastin, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë është marrë nga Mjekësia Ligjore për Obduksion.
“Fsh. Jelekce, Leposaviq 07.12.2020 – 15:50. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Familjarët e tij dyshojnë se vdekja e tij nuk ishte e natyrshme. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe janë duke hetuar rastin. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është marrë nga Mjekësia Ligjore për Obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com