Gjendet i vdekur një person në Ferizaj

Gjendet i vdekur një person në Ferizaj

Në fshatin Komogllavë të Ferizajit një person është gjetur pa shenja jete.

23 vjeçari është dërguar në Obduksion të Prishtinës, njofton Insajderi.

Lajmin e ka konfirmuar për Insajderi.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Ferizaj, Agim Gashi.

“Sot rreth orës 14:00 anëtarët e familjes e kanë sjellë një trup të pajetë të një 23 vjeçari dhe pas kontrollimit të mjekut, është konstatuar se i riu ka vdekur”, tha ai.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë se rasti është nën hetime. /Insajderi.com