Gjendet i vdekur një person në Gjakovë

Gjendet i vdekur një person në Gjakovë

Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jetë në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Lipovec të Gjakovës, njofton Insajderi.

I njëjti, gjatë ditës së sotme ishte dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë nga vëllai dhe djali i tij.

Lajmin për Gazetn Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

“Datë 05.04.2021 në Spitalin Rajonal Gjakovë është njoftuar Stacioni policor -Gjakovë se një person i vdekur është dërguar  nga vëllai dhe djali i tij. Patrulla iu ka përgjigjur rastit”, tha ai.

Gjurkaj tha se sipas mjekut viktima ka arritur në spital pa shenja jete dhe ka një lëndim në kokë.

“Dëshmitaret – familjaret e viktimës kanë deklaruar se të njëjtin e kanë gjetur të shtrirë në oborr poshtë ballkonit të katit të parë nga dhoma e fjetjes (në lartësi rreth 3 metra). Në vendngjarje (shtëpinë e viktimës) kanë dal patrullat policore”, tha ai.

Sipas familjarëve, personi nuk ka pasur telashe me askënd dhe nuk kanë dyshime se dikush mund ta ketë sulmuar./Insajderi.com