
Është gjendur i vdekur një person i moshës 46-vjeçare në Hajvali, njofton Insajderi
Lajmin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Prishtinës, Agron Borovci.
Ai ka thënë se dyshimet e para janë se viktima është gjetur i varur brenda garazhit në shtëpinë e tij.
“Rreth orës 11:00 është marrë informata për një person pa shenja jete. Mbështetur në informacionet e para janë ngritur dyshimet që viktima, i gjinisë mashkullore, 46-vjeç, të jetë vetëvarur në garazhin e shtëpisë së tij”.
Sipas Borovcit, vdekja e viktimës është konfirmuar nga ana e mjekëve në shtëpinë e shëndetit në Hajvali. Policia po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim ndriçimin e plotë të saj, shtoi ai./Insajderi.com