Gjendet i vdekur një person në oborrin e QKUK-së

Gjendet i vdekur një person në oborrin e QKUK-së

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten ka gjetur një person të vdekur në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, shkruan Insajderi.

Sipas policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa lidhur me rastin janë njoftuar familjarët e viktimës.

Më urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

“Është raportuar se në oborrin e QKUK-së është gjendur një person i gjinisë mashkullore pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar. Lidhur me rastin janë njoftuar familjarët e viktimës dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë./Insajderi.com