Gjendet i vdekur një person në Ohër

Gjendet i vdekur një person në Ohër

Një banor i Ohrit është gjetur i vdekur në makinë, njoftojnë nga policia.

Në SPB Ohër dje në orën 20:10 u paraqit se një person i vdekur u gjet në një park makinash afër “Portës së Epërme” në qytet.

U konstatua se bëhet fjalë për M.J. (55) nga Ohri, ndërsa mjeku konfirmoi se viktima nuk ka gjurmë për shenja dhune.

Pas udhëzimeve të prokurorit publik, trupi iu dorëzua familjes./Insajderi.com