
Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete të martën në fshatin Hoqë e Madhe e Rahovecit, njofton Insajderi.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:05.
Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.
“Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Për rastin është informuar edhe prokurori. Rasti është nën hetime”, thuhet në raportin e policisë./Insajderi.com