Gjendet i vdekur një person në rrugën Pejë-Rugovë

Gjendet i vdekur një person në rrugën Pejë-Rugovë

Te “Bazeni”, në rrugën Pejë-Rugovë, një person është gjendur i vdekur, të mërkurën.

Kështu ka njoftuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Menjëherë njësitet kompetente kanë dalë në vend ngjarje dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar se personi është pa shenja jete”, ka thënë Rugova.

Në vend ngjarje gjithashtu ka dalë edhe prokurori i shtetit. /Insajderi.com