Një person është gjetur pa shenja jete paraditen e së mërkurës në shtëpinë e pleqve në Zahaq të Pejës.
Lajmin për Insajderi.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.
“Rreth orës 11:40 kemi marrë informacion se në shtëpinë e pleqve në Zahaq është gjetur një person pa shenja jete. Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e tij”, tha Gashi.
Tutje, ai bëri të ditur se në vend të ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitë relevante dhe se rasti është duke u hetuar./Shqip.com