Gjendet i vdekur një person në Skënderaj, dyshohet se është vetëvarur

Gjendet i vdekur një person në Skënderaj, dyshohet se është vetëvarur

Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete pasditen e së dielës në Skënderaj.

Burime të Gazetës Online Insajderi bëjnë të ditur se dyshimet e para janë që viktima ka kryer vetëvrasje.

Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Paditen e së dielës është raportuar se është gjetur i vdekur një person në banesën e tij në Skenderaj. Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë”, ka thënë Zahiti./Insajderi.com