Gjendet i vdekur një person

Gjendet i vdekur një person

Në rrugën e Ali Pashë Gucia të Prishtinës një person është gjendur i vdekur në një shtëpi të braktisur.

Lajmin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxhaj.

Hoxha ka thënë se Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, njofton Insajderi.

“Me datë 27.09.2020 në ora 09:52, në rrugën “Ali Pashë Gucia” në Prishtinë është pranuar një informatë se në një shtëpi të braktisur, një person është pa shenja jete. Policia menjëherë ka dal ne vendin e ngjarjes. Janë njoftuar edhe ekipet tjera relevante dhe pas hetimeve qe janë në proces dhe pranimit të raporteve nga kompetentet do te njoftoheni për detajet tjera”, ka deklaruar Hoxha. /Insajderi.com