
Një shtetas i huaj është gjetur i vdekur të hënën në Gjilan, përcjell Insajderi.
Policia bën të ditur se viktima është gjetur në një banesë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:20.
“Është raportuar se në një banesë është viktima mashkull shtetas i huaj pa shenja jete . Në vend ngjarje kanë dalë prokurori ,njësiti policor dhe emergjenca ku mjeku ka konstatuar vdekjen e tij”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Insajderi.com