Gjendet i vdekur një zyrtar policor në Pejë

Gjendet i vdekur një zyrtar policor në Pejë

Një zyrtar policor është gjetur pa shenja jete gjatë pasdites së sotme në Pejë.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se rasti ka ndodhur rreth orës 16:20.

Ai tutje tha se njësiti policor ka shkuar në lokacion si dhe janë informuar edhe njësitet tjera relevante për të kryer procedurat tjera të nevojshme.

“Sot më datë 01/03/2021 në ora 16:20, Policia në Pejë ka pranuar informatën se një zyrtar policorë është gjetur pa shenja jete. Menjëherë nëjsiti policor ka shkuar në lokacion si dhe janë informuar edhe njësitet tjera relevante për të kryer procedurat tjera të nevojshme, ku pas kryerjes së këtyre procedurave do të njoftoheni për detaje tjera”, ka thënë Rugova për redaksinë. /Insajderi.com