Është gjetur pa shenja jete roja e një fabrike në Komunën e Rahovecit.
Policia ka bërë të ditur se është njoftuar nga pronari i fabrikës, mëngjesin e së martës.
Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.
Ai ka njoftuar se viktima është gjetur në një barakë.
“Me datë 13.04.2021 rreth orës 08:00, nga pronari i fabrikës ‘Fatmir Commerc’ që gjendet në fshatin Hoçë e Madhe, në Rahovec, është pranuar njoftim, se rojtari që kryen shërbim – sigurim në këtë fabrikë është gjetur i vdekur në një barakë. Vendit të ngjarjes I është përgjigjur fillimisht patrulla policore nga Stacioni policor – Rahovec, si dhe hetuesit Rajonal, po ashtu dhe emergjenca mjekësore, e cila ka konstatuar vdekjen e personit”, ka thënë Xhurkaj.
Më urdhëresë të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Insajderi.com