Policia Rajonale e Prizrenit ka njoftuar se të dielën është gjetur e mitura e cila ishte raportuar si e zhdukur nga familjarët që nga 22 janari, njofton Insajderi.
Ajo është gjetur në Mal të Zi dhe më pas është shoqëruar për në stacionin policor në Prizren.
“Viktima e mitur i cila ishte raportuar nga prindi i saj (babai), si “Person i zhdukur “qe nga data 22.01.2021, me date 31.01.2021 rreth orës 22:00 nga vendkalimi kufitar “Kulle” është njoftuar se e njëjta është hasur nga policia në Republikën e Mali i Zi.
E njëjta, nga zyrtarët policor të Hetimeve është pranuar prej autoriteteve policore të Mali i Zi dhe është shoqëruar deri në stacionin policor Prizren–Veri për ndërmarrjen e procedurave te nevojshme. Viktima e moshës jo madhore (e mitur) ishte larguar nga shtëpia pa paralajmërim”, njofton policia.
Tutje bëhet e ditur se viktima është dërguar për kontroll mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal Prizren prej ku është marrë raport mjekësor, sipas të cilit viktima është në gjendje të mirë shëndetësore.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, qendra për punë sociale si dhe familjarët (prindërit) e viktimës./Insajderi.com