
Një bombë është larguar nga tuneli i hekurudhës në Merdare.
Sipas njoftimit zyrtar nga Forca e Sigurisë së Kosovës, bomba kishte peshë 907 kilogramë.
FSK dhe KFOR-i me ekipet e tyre kanë arritur ta eliminojnë këtë bombë, pa shkaktuar dëme e as shpërthim të saj.
“Ekipi i EOD-së së Kompanisë së Deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, së bashkë me ekipet e EOD-së së KFOR-it eliminojnë rrezikun nga një bombë Mk 84 me peshë 907 kg”.
“Kjo bombë është larguar nga tuneli i hekurudhës në Merdare ku është duke u pastruar nga organizata humanitare e deminimit NPA”, thuhet në njoftimin për media.