Gjendet një bombë 907 kg në kufirin Kosovë-Serbi

Gjendet një bombë 907 kg në kufirin Kosovë-Serbi

Një bombë është larguar nga tuneli i hekurudhës në Merdare.

Sipas njoftimit zyrtar nga Forca e Sigurisë së Kosovës, bomba kishte peshë 907 kilogramë.

FSK dhe KFOR-i me ekipet e tyre kanë arritur ta eliminojnë këtë bombë, pa shkaktuar dëme e as shpërthim të saj.

“Ekipi i EOD-së së Kompanisë së Deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, së bashkë me ekipet e EOD-së së KFOR-it eliminojnë rrezikun  nga një bombë  Mk 84 me peshë 907 kg”.

“Kjo bombë është larguar nga tuneli i hekurudhës në Merdare ku është duke u pastruar nga organizata humanitare e deminimit NPA”, thuhet në njoftimin për media.