Gjendet një burrë i vdekur në Mitrovicë

Gjendet një burrë i vdekur në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten rreth orës 22:15, një burrë rreth moshës 60 vjeçare është gjetur pa shenja jetë në Mitrovicë, shkruan Insajderi.

Sipas policës, viktima është gjetur në shtëpinë e tij, ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestare.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion.

“Është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij viktima mashkull  kosovar i moshës rreth 60 vjeçare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e PK-së./Insajderi.com