Gjendet një burrë i vdekur në Prishtinë – Dyshohet se u vetëvra

Gjendet një burrë i vdekur në Prishtinë – Dyshohet se u vetëvra

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së martës në rrugën “Sokol Sopi” në Prishtinë.

Dyshohet se i njëjti ka bërë vetëvrasje.

Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia dhe ekipi i mjekëve emergjent kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar se viktima, mashkull është pa shenja jete. Mbështetur në të dhënat e para nga vendi i ngjarjes dyshohet për vetëvrasje”, tha Borovci.

Policia në koordinim me prokurorin e shtetit po punon për ndriçimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Insajderi.com