Gjendet një burrë i vdekur në Prishtinë

Gjendet një burrë i vdekur në Prishtinë

Një burrë i moshës rreth 60 vjeçare është gjetur pa shenja jetë të premten në Prishtinë.

Viktima është gjetur rreth orës 08:40 në rrugën “Tirana”.

Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar ekipet e mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar se trupi është pa shenja jete. Informacionet fillestare flasin që  viktima është një mashkull rreth 60 vjeç”, ka thënë Borovci.

Ai tutje ka njoftuar se policia është në vendin e ngjarjes dhe aktualisht po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen./Insajderi.com