Gjendet një burrë i vdekur në Rimanishtë të Prishtinës

Gjendet një burrë i vdekur në Rimanishtë të Prishtinës

Policia e Kosovës njofton se një burrë është gjetur i vdekur të premten në fshatin Rimanishtë të Prishtinës.

Rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”, përcjell Insajderi.

“Fsh. Rimanishtë, Prishtinë, 23.07.2021 – 16:00. Është raportuar se në fshatin e lartcekur është gjetur një trup i pa jetë i viktimës mashkull kosovar.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është duke u hetuar./Insajderi.com