Gjendet një foshnjë e braktisur në Prishtinë

Gjendet një foshnjë e braktisur në Prishtinë

Një grua ka braktisur foshnjën e saj të sapolindur, gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, njofton Insajderi.

Siç raporton Policia në njoftimin 24-orësh, njësitë policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa e dyshuara ende nuk është hasur nga policia.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.

“Prishtinë 15.05.2021 – 14:40. Raportohet se e dyshuara femër kosovare pasi ka lindur e ka braktisur foshnjën e saj. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa e dyshuara ende nuk është hasur nga policia. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin policor. /Insajderi.com