Vdes ish-asamblistja e PDK-së në Gjilan, dyshohet se ra nga ballkoni i banesës

Vdes ish-asamblistja e PDK-së në Gjilan, dyshohet se ra nga ballkoni i banesës

Një grua është gjetur pa shenja jete të mërkurën orës 03:50 të mëngjesit në rrugën “Raif Halimi ” në Gjilan, pasi dyshohet se ka rënë nga ballkoni i banesës së saj.

Mediat raportojnë se viktima është ish-asamblistja e Partisë Demokratike e Kosovës në Gjilan, Arzie Nuhiu.

44-vjeçarja është gjetur në pjesën e pasme të njërës nga ndërtesat në këtë rrugë.

Kështu ka bërë të ditur për Insajderi-n Ismet Hashani, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit.

“Njësitet policore nga stacioni policor i Gjilanit me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Më pas nga familjarët është identifikuar se bëhet fjalë për A. N. (1977) femër  shtetase e Kosovës, që ishte duke banuar në katin e pestë të ndërtesës në këtë rrugë”, tha Hashani.

Tutje, ai njoftoi se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që trupi i pa jetë  të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore –  Prishtinë.

“Rrethanat dhe motivet se si ka ndodhë ky rast i rëndë ende nuk dihen. Rasti për momentin është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë” dhe hetimet e mëtejme janë duke i udhëheq Policia e Kosovës njësitet e hetimeve Rajonale në kordinim me Prokurorin e shtetit”./Insajderi.com