Gjendet një grua e vdekur në Istog

Gjendet një grua e vdekur në Istog

Policia e Kosovës njofton se  është gjetur e vdekur një grua në oborrin e shtëpisë së saj në fshatin Saradran të Istogut.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes, kurse ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e saj.

Zëdhënësi i Policisë, Xhevat Ibraj ka thënë se rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.

‘’Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i 52 vjeçares i është dorëzuar familjarëve. Tani për tani këto janë informacionet derisa ende janë duke e hetuar rastin.’’, ka thënë ai.