Gjendet një mjet shpërthyes në Podujevë

Gjendet një mjet shpërthyes në Podujevë

Një mjet i dyshuar shpërthyes është gjetur në Dumnicë të Podujevës.

Policia ka njoftuar se një person ka raportuar për këtë të hënën rreth orës 13:00.

Njësitet policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësia për Deminim e KFOR-it ka bërë shpërthimin e mjetit në mënyrë të kontrolluar.

Nuk raportohet për ndonjë incident gjatë shpërthimit të kontrolluar.