
Një person është gjetur pa shenja jete pasditën e së martës në afërsi të Liqenit të Radoniqit në Gjakovë.
Lajmin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar Nysret Gjurkaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës.
Gjurkaj njoftoi se viktima është i gjinisë mashkullore, por që akoma nuk i dihet identiteti.
“Sipas informative fillestare, gjinia e viktimës është mashkull, por akoma nuk dihet identiteti i tij. Policia është në vendngjarje”, tha ai./Insajderi.com