Gjendet një person i vdekur afër Liqenit të Radoniqit në Gjakovë

Gjendet një person i vdekur afër Liqenit të Radoniqit në Gjakovë

Një person është gjetur pa shenja jete pasditën e së martës në afërsi të Liqenit të Radoniqit në Gjakovë.

Lajmin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar Nysret Gjurkaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës.

Gjurkaj njoftoi se viktima është i gjinisë mashkullore, por që akoma nuk i dihet identiteti.

“Sipas informative fillestare, gjinia e viktimës është mashkull, por akoma nuk dihet identiteti i tij. Policia është në vendngjarje”, tha ai./Insajderi.com