
Një person është gjetur i shtrirë pa shenja jete në korridorin e një ndërtese në Graçanicë.
Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 12:10, njofton Policia e Kosovës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti në polici është hapur si “Vdekje e dyshimtë”./Insajderi.com