Gjendet një person i vdekur në Malishevë

Gjendet një person i vdekur në Malishevë

Një person është gjetur pa shenja jete gjatë pasdites së djeshme në Malishevë, njofton Insajderi.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës në njoftimin 24-orësh të saj, ky rast është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Ndërsa, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Malishevë 20.08.2020-14:15. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit  trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com