Gjendet një person i vdekur në një autoservis në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Gjendet një person i vdekur në një autoservis në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Një person është gjetur pa shenja jete sot në një autoservis në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, njofton Insajderi.

Rastin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Sot rreth 11:00, kemi pranar informatën për një person pa shenja jete në rrugën Prishtinë -Mitrovicë, saktësisht në një autoservis. Viktimë në këtë rast është një person (mashkull), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”.

“Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin, i cili është cilësuar si vdekje e dyshimtë, ndërkohë që trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, deklaroi Ahmeti. /Insajderi.com