Gjendet një person i vdekur në Podujevë

Mbrëmë rreth orës 19:45, një person në Podujevë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij.

Sipas njoftimit policor, viktima është shtetas turk ndërsa në vend të ngjarjes kanë dalur edhe ekipet e mjekësisë ligjore, shkruan Gazeta Insajderi.

“Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin policor./Insajderi.com/