Gjendet një person i vdekur në Prishtinë

Gjendet një person i vdekur në Prishtinë

Një person është gjetur i vdekur në lagjen Tophane në Prishtinë, konkretisht në rrugën “Mark Isaku”.

Rastin e ka bërë të ditur për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka thënë se policia ka marrë informatë rreth orës 18:40 se një person është hasur i shtrirë në tokë në rr.”Mark Isaku”, dhe menjëherë njësia policore ka dale në vendngjarje.

Po ashtu është ftuar edhe ekipin e mjekeve emergjent. Pas kontrollit mjekësor, është konfirmuar se personi është pa shenja jete.

Personi është i gjinisë mashkullore, rreth 60 vjeç.

“Aktualisht ka nisur hetimi për rrethanat qe karakterizojnë ngjarjen”, tha Borovci./Insajderi.com