Gjendet një person i vdekur në Prugoc të Prishtinës

Gjendet një person i vdekur në Prugoc të Prishtinës

Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së shtunës në fshatin Prugoc të Prishtinës.

Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Boroci.

“Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Ndërlidhur me rastin policia ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, tha ai.

Tutje, Borovci bëri të ditur se aktualisht rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë përderisa të ndriçohen plotësisht rrethanat e ngjarjes./Insajderi.com