
Policia njofton se gjatë ditës së djeshme është gjetur një person pa shenja jeta në lumin Sitnica.
Familjarët e viktimës kanë raportuar se familjari i tyre kishte dal nga shtëpia në mesnatën e 6 gushtit dhe nuk dihej vendndodhja e tij.
“Me 07.08.2017, rreth orës 01:50, në Stacionin Policor Vushtrri, nga ana e familjarëve ishte raportuar rasti ,,person i zhdukur”. Sipas familjarëve, K.M., 31 vjeçar, i gjinisë mashkull, që nga orët e para të mesnatës se datës 6 gusht 2017, kishte dalë nga shtëpia dhe nuk dihej vendndodhja e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërsa pas pesë orë më vonë pasi ishte raportuar rasti dhe rreth orës 07:25, të datës 7 gusht 2017, policia ka pranuar informacion se në lumin Sitnica nga ana e familjarëve ishte gjetur pa shenja jete trupi i viktimës.
Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “vrasje e rëndë”, përveç arrestimit hetuesit policorë kanë realizuar edhe kontroll në shtëpinë e të dyshuarve, me ç’ rast janë gjetur prova materiale që ndërlidhen me veprën penale.
Me urdhër të prokurorit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve. /Insajderi.com