Istog: Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij

Istog: Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij

Policia e Kosovës njofton se të premten është gjetur një person i vdekur në shtëpinë e tij në Sine të Istogut, përcjell Insajderi.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin Mjekësor Ligjor për obduksion.

Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

“Është raportuar se një person mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe mjeku i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin 24 orësh të policisë./Insajderi.com