Një qese najloni me eshtra është gjetur në Prishtinë, njofton Insajderi.
Personi që i ka gjetur i ka raportuar në polici të mërkurën, rreth orës 16:07.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se kishte hasur në një qese najloni, ku në të kishte eshtra. Eshtrat nuk dihet se kujt i përkasin”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Njësitë përkatëse policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe është marrë kocka e dyshimtë për mbetje mortore dhe e njëjta është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore. /Insajderi.com