Gjendet një qese me eshtra në Prishtinë

Gjendet një qese me eshtra në Prishtinë

Një qese najloni me eshtra është gjetur në Prishtinë, njofton Insajderi.

Personi që i ka gjetur i ka raportuar në polici të mërkurën, rreth orës 16:07.

Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se kishte hasur në një qese najloni, ku në të kishte eshtra. Eshtrat nuk dihet se kujt i përkasin”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Njësitë përkatëse policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe është marrë kocka e dyshimtë për mbetje mortore dhe e njëjta është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.   /Insajderi.com