Gjendet një serb i varur në litarë në Zveçan

Policia e Kosovës ka njoftuar se një serb është gjetur i varur në litar në fshatin Zhitkovc të Zveçanit.

Siç ka bërë të ditur policia, në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.