
Një person është gjetur pa shenja jete gjatë mesditës së djeshme në Klinë, njofton Insajderi.
Rastin në polici e kanë raportuar familjarët e viktimës.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar nga familjarët e tij ishte gjetur pa shenja jete. Përveç njësive policore dhe prokurorit në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Insajderi.com