Gjendet një trup i pajetë në Tiranë

Gjendet një trup i pajetë në Tiranë

Trupi i pajetë i një personi është gjetur në një grumbull shkurresh në rrugën “Lord Bajron”, në kryeqytet.

Në vendngjarje, pasi kanë marrë njoftimin, kanë mbërritur njësitë e policisë dhe ambulanca e morgut.

Nga mbikëqyrja e kufomës është konstatuar se ajo i përket seksit mashkull, i moshës rreth 40 vjeç dhe me një gjatësi rreth 1 metër e 70 cm.

Për shkak të gjendjes së avancuar të dekompozimit të trupit ka qenë e pamundur të caktoheshin të dhëna të tjera, njofton TCh.

Paraprakisht dyshohet që vdekja të ketë ndodhur për shkaqe natyrale, por një grup hetimor po vazhdon punën për identifikimin kufomës.