Gjendet një veturë e braktisur në Lipjan, policia në kërkim të pronarit

Gjendet një veturë e braktisur në Lipjan, policia në kërkim të pronarit

Një veturë e braktisur është gjetur të premten në fshatin Janjevë të Lipjanit, përcjell Insajderi.

Sipas policisë, vetura më targa vendore është pronë e një personi, i cili sipas familjarëve që nga data 8 prilli është zhdukur.

“Me datë 09.04, është raportuar për një veturë të braktisur në lokacionin e lartcekur, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë vërejtur se bëhet fjalë për një veturë me targa vendore pronë e viktimës. Fillimisht është tentuar që të kontaktohet viktima mirëpo nuk ka qenë e mundur, me pas janë kontaktuar bashkëshortja dhe vëllai i viktimës të cilët kanë deklaruar se viktima për herë të fundit është lajmëruar me datën 08.04.2021 dhe më nuk dihet asgjë për të” thuhet në raportin e policisë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.

Rasti vazhdon të hetohet./Insajderi.com