
Një person ka vdekur të mërkurën në Spitalin e Pejës. Viktima ishte dërguar për trajtim mjekësor, pasi i gjetur pa ndjenja në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan.
Rastin për Insajderi.com e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.
“Sot rreth orës 7:40 stacioni policor në Deçan është njoftuar se në rrugën ‘Luan Haradinaj’ është gjetur një person i cili dyshohej se është pa shenja jete. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, e kanë njoftuar Emergjencën. Mjeku kujdestar ka konstatuar se ka shenja jete. Viktima është dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës, ku ka ndërruar jetë”, tha ai.
Me rastin, njoftoi Gashi se po merret njësiti kompetent i hetimeve rajonale./Insajderi.com